Instruktime bazuar ne listën indikative te rreziqeve.
1 Rreziqe mekanike
- 1.1 Makineri dhe pjesë të mjeteve të pambrojtura në lëvizje (shtypje, prerje, përplasje, çarje, shpim, tërheqje, kapje).
- 1.2 Lëvizje të pakontrolluara të pjesëve dhe objekteve (që lëvizin, bien, rrotullohen, rrëshqasin, fluturojnë).
- 1.3 Pjesë me sipërfaqe të rrezikshme (të mprehta, cepa, pika, pjesë të dala, të thyera)
- 1.4 Pajisje transporti të lëvizshme (shtypje, goditje, kalim sipër përkulje, rënie poshtë).
- 1.5 Rënia, rrëshqitja dhe pengimi në të njëjtin nivel (sipërfaqe të rrëshqitshme, jo të niveluara, të papërshtatshme, të pa sistemuara).
- 1.6 Rënia nga lartësia (nga shkallët vertikale, shkallët, skela, deri në 3m, më shumë se 3m, në pjesë ha hapura të pambrojtura, vrima dhe kanale).
- 1.7 Zënia dhe mbytja (nga dheu, materialet e ndërtimit, grimca, uji apo lëngje të tjera).
- 1.8 Hapësira të kufizuara ose të mbipopulluara (përplasja dhe goditja në pjesë të fiksuara).
2 Rreziqe elektrike
- 2.1 Pjesë me energji (puna në ose afër pajisjeve me rrymë, prishjet e izolimeve, instalime të gabuara, pajisje të papërshtatshme).
- 2.2 Harku elektrik (qarku i shkurtër, puna në rrymë, shkarkimet elektrostatike).
3 Rreziqe të zjarrit dhe të shpërthimit
- 3.1 Mjete të ngurta, lëngje të djegshme, gazra.
- 3.2. Substanca eksplozive (eksploziv, artikuj piroteknikë)
- 3.3 Atmosfera shpërthyese (nëpërmjet gazrave, avujve, mistit, pluhurit).
- 3.4 Enë me presion të lartë.
- 3.5 Harku elektrik.
4 Rreziqe termike
- 4.1 Objekte, sipërfaqe, materiale të nxehta (flakë të zhveshura, sipërfaqe të nxehta, lëngje dhe avull, spërka nga materialet e nxehta).
- 4.2 Objekte, sipërfaqe, materiale të ftohta (sipërfaqe, objekte dhe pjesë të pajisjeve dhe instalimeve të ftohta, agjentë ngrirës).
5 Kimikatet
- 5.1 Gërryesit (R 34, R 35)
- 5.2 Irrituesit (R 36, R 37, R 38)
- 5.3 Allergjëntët (R 42, R 43)
- 5.4 Toksinat (R 20, R 21, R 22, R 23, R 24, R 25, R 26, R 27, R 28, R 39, R 48, R 65)
- 5.5 Kancerogenët (R 40, R 45, R 49).
- 5.6 Mutagjenët (R 46).
- 5.7 Reprotoksina dhe teratogjenët – (R 60, R 61, R 62, R 63, R 64).
6 Pluhuri
- 6.1 Fibrogjenikët.
- 6.2 Të tjera.
7 Rreziqet biologjike
- 7.1 Mikro-organizma patogjenë (baktere, viruse, parazitë, kërpudha).
- 7.2 Substanca alergjene dhe toksike nga mikroorganizmat.
8 Rreziqet fizike
- 8.1 Jonizuese: rreze X, elementë radioaktivë.
- 8.2 Jo jonizues: UV, infra të kuq, valët radio, lazer.
- 8.3 Fusha elektromagnetike.
- 8.4 Zhurma.
- 8.5 Dridhja e të gjithë trupit.
- 8.6 Dridhja dorë- krah.
- 8.7 Presioni negativ, mbi trysnia.
9 Faktorë të mjedisit të punës
- 9.1 Vetëtima.
- 9.2 Mikroklima.
- 9.3 Puna në ambient jashtë
- 9.4 Mungesa e oksigjenit.
- 9.5 Puna në mjedis të lagur.
10 Sforcimi fizik
- 10.1 Punë dinamike e ngarkuar.
- 10.2 Lëvizje të përsëritura
- 10.3 Puna statike (pozicione të trupit afat-gjata të sikletshme, të detyruara dhe të fiksuara).
11 Organizimi i punës
- 11.1 Ngarkesa mendore.
- 11.2 Ngarkesa e stresit.
- 11.3 Ngarkesa shqisore në punë.
- 11.4 Sjellje e pafavorshme, dhuna, ngacmimi.
- 11.5 Organizimi i papërshtatshëm i punës.
12 Rreziqe të tjera
- 12.1 Nga kafshët: alergji e shkaktuar nga pjesë të kafshëve, pickime të kafshëve dhe goditje, helmimi.
- 12.2 Nga bimët: alergji e shkaktuar nga bimët.
- 12.3 Sforcimi nga përdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale.
