NGRITJA E SISTEMIT TË MBROJTJES DHE SHPËTIMIT NGA ZJARRI
Hartimi i Planeve të Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri dhe Trajnimi i Punonjësve për këtë profil
Referuar ligjit nr. 10 237 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, Ligjit Nr.152, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri”, punëdhënësi ka detyrim ligjor të hartojë Planin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga zjarri dhe skemën e evakuimit dhe shpëtimit në rast të ndonjë emergjence. Ky plan konsiston në:
-
Planin e evakuimit
-
Provën e evakuimit
-
Pajisjen me sistem të mbrojtjes nga zjarri ( fikëse, hidrantë, sprinklera, etj).
Në cdo ndërmarrje duhet të ketë plan dhe skemë të qartë të evakuimit në rast të ndonjë emergjence dhe të bëhet prova e evakuimit për punëmarrësit, duke i njohur ata paraprakisht me vendin e sigurtë ku duhet të grumbullohen në rast emergjence.
Gjithashtu punëdhënësi duhet të njohin dhe trajnojë punëmarrësit për planin e mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri, sikurse dhe të certifikojë personat që duhet të përdorin fikëset e zjarrit në rast emergjence
