KURSET PËR AFTËSIM PROFESIONAL

Kompania TOSHA përmes të drejtës së njohur nga institiconet e shtetit shqiptar dhe certifikimet ndërkombëtare, ofron kurse profesionale bazuar në Ligjin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë , sikurse dhe akteve nënligjore dhe rregulloreve në funksion të tij.

Drejtuesit teknikë dhe didaktikë, ekspertët e TOSHA, curriculat dhe struktura organizative që disponon dhe mundëson kompania TOSHA për zhvillimin e këtyre kurseve janë një garanci për aftësimin dhe certifikimin e profileve të ndryshme që kërkon ligji për organizimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

TOSHA ofron kurse profesionale për ;

  • Koordinator të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Person përgjegjës të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Bazat e përgjithshme për njohjen e masave të sigurisë në punë.
  • Ergonomia në punë.
  • Puna në lartësi.
  • Për përdorimin e pajisjeve të punës në vendin e punës.
  • Për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale në vendin e punës.
  • Për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
  • Për sinjalistikën në kantier dhe në vendin e punës.
  • Për sigurinë në kantier.
  • Për punën me pajisje me ekran shfaqës.
  • Për mbrojtjen nga risqet lidhur me agjentët kimikë në punë.
  • Për mbrojtjen nga risqet lidhur me kancerogjenët dhe mutagjenët në punë.
  • Për punën e krahut me ngarkesa.
  • Për vlerësimin e riskut në punë.
  • Rifreskimi i certifikimeve të kryera.
Kurse Profesionale për Certifikimin e Personave Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP), si dhe për Koordinatorë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Bazuar në V.K.M Nr. 108 datë 09.02.2011 “Për aftësitë që duhet të plotesojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me cështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”, ngarkon punëdhënësin me detyrimin për të certifikuar një numër punëmarrësish (në bazë të numrit total të punonjësve) si Persona Përgjegjës të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP) dhe Koordinator të SSHP, të cilët do të merren me organizimin dhe ndjekjen e cështjeve të  brendshme te sigurise dhe shendetit ne pune për Përgjegjësin e SSHP dhe do të shërbejnë si ndërmjetes me subjektet e jashtme të kontraktuara për Koordinatorin e SSHP.