Dëshmitë e partnerëve
Gjatë viteve të saj të ushtrimit të aktivitetit TOSHA ka krijuar partnerët e saj shumë të rëndësishëm në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
Gjatë viteve të saj të ushtrimit të aktivitetit TOSHA ka krijuar partnerët e saj shumë të rëndësishëm në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
Mund të themi me kënaqësi që jemi shumë të kënaqur nga ky bashkëpunim, pasi kemi parë që është rritur standarti i sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit në punë të punonjësve, është rritur ndërgjegjësimi i tyre në zbatimin e rregulloreve dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse në proceset e punës.
Jemi të kënaqur të shkruajmë këtë letër rekomandimi për të vërtetuar se kompania, e zgjedhur si kontraktorja jonë, ka përfunduar me sukses angazhimin e saj sipas kushteve të kontratës sonë, duke siguruar zbatimin e standardeve të shëndetit dhe sigurisë. Kompania ka ekzekutuar me profesionalizëm të gjithë fushën e punës. Shërbimet u finalizuan me precizion të madh, në përputhje me standardet dhe pritshmëritë më të larta të kompanisë sonë sipas ligjit në fuqi.
Standartet e kompanisë konsulente për sigurinë dhe shëndetin në punë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit të punëmarrësve tanë si dhe në përmirësimin e të gjithë zbatueshmërisë së kuadrit ligjor dhe procedurial brenda kompanisë.
Përmes këtij bashkëpunimi disavjeçar standartet e sigurisë dhe shëndetit në të gjithë proceset e punës kanë një përmirësim shumë të dukshëm. Ne i besojmë kompanisë TOSHA dhe stafit të saj, pasi gjatë këtyre viteve kemi parë që ka një profesionalizëm të lartë, korrektësi, njohje shumë të mirë të legjislacionit të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe plotësim të gjithë detyrimeve.