TOSHA

Kompania Top Occupational Safety and Health Albania (TOSHA), ofron shërbime të specializuara, në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri dhe të marrëdhënieve të punësimit në tërësi. Fokusi i saj është i përqendruar në ekspertizë të plotë, audit, konsulencë, trajnime dhe informim për punëmarrësit e partnerëve të saj me synim rritjen e standarteve për te pasur një mjedis dhe veprimtari pune më të sigurt dhe të shëndetshëm dhe vende pune më të sigurta dhe të mirëqena per punonjësin dhe një performancë më të mirë për punëdhënësin. Për ne ky është dhe celësi dhe garancia e suksesit për cdo kompani pavarësisht profilit të saj në tregun e punës.

 

Përmes të drejtës që i japin licensat konform kuadrit ligjor në Republikën e Shqipërisë, lëshuar nga ministritë përkatëse, TOSHA mundëson dhe aftësim dhe formim profesional në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, përmes kurseve dhe trajnimeve teorike dhe praktike me një staf ekspertësh lektorë profesionistë dhe me mjaft pervoje si në aspektin ligjor teorik, po ashtu dhe zbatueshmërisë në terren të sigurisë në punë si dhe ne fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri.

 

Sipas Ligjit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nr.10237 dhe VKM përkatëse nr.108 ndërmarrrjet që kanë deri në 20 punëmarrës e kanë të detyrueshëm shërbimin e jashtëm për rregullat dhe procedurat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ndërsa ndërmarrjet mbi këtë numër nëse nuk kanë të ngritur departamentin e sigurisë dhe shëndetit në punë brenda ndërmarrjes, mund të kontraktojnë një shërbim të jashtëm. Pra kuadri ligjor ja mundëson këtë shërbim kompanive të specizliauara për ta ofruar atë konform licensave përkatëse që janë pajisur nga institucionet e shtetit shqiptar.  Ndaj për të qenë korrekt dhe konform të gjithë legjislacionit të punës në tërësi, zgjedhja e kompanisë TOSHA është një investim mjaft i zgjuar dhe një garanci për të gjithë bizneset e vogla, të mesme apo të mëdha.

PËRSE DUHET TË ZGJIDHNI TOSHA?

Top Occupational Safety and Health Albania (TOSHA) është partneri juaj i besuar.

TOSHA është tashmë prej vitesh një kompani lider, e konsoliduar në tregun e punës, si një partner tepër serioz dhe i rëndësishëm për kompanitë vendase apo të huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

0 +
Mbi 1000 trajnime të sukseshme
0 vite
8 vite si kompani lider

Standartet Profesionale Të TOSHA Të Certifikuara Ndërkombëtarisht

Standartet profesionale të kompanisë TOSHA tashmë janë dhe të certifikuara dhe të njohura jo vetëm brenda vendit, por dhe ndërkombëtarisht.

Përvec licensave të dhëna nga institucionet dhe dikasteret vendase konform ligjeve përkatëse, TOSHA është e certifikuar dhe nga institucione të njohura dhe me shumë reputacion ndërkombëtar, si TUV AUSTRIA me certifikata si:

  • ISO 9001:2015
  • ISO 14001:2015
  • ISO 45001:2018
  • PAS 99:2012

Këto certifikime lëshohen dhe vërtetojnë cilësinë në ofrimin e shërbimeve dhe konsulencës në partneritetet e lidhura.

Misioni i kompanisë TOSHA është ndërtimi i marrëdhënieve të vijueshme dhe afatgjata me partnerët tanë , duke siguruar shërbime të një cilësie të lartë, përmes risive dhe teknolgjive të avancuara.Ne besojmë dhe trajtojmë partnerët tanë me respekt dhe ndershmëri. Ne duam të rritemi bashkë me shërbimet që ne ofrojmë përmes kreativitetit, zbulimeve dhe risive. Ne integrojmë ndershmërinë, integritetin dhe etikën e biznesit në të gjithë aspektet e shërbimeve që ne ofrojmë.

TOSHA synon krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm të punës; Për rrjedhojë më shumë mirëqenie, motivim dhe produktivitet për punëmarrësit në vendin e tyre të punës dhe më shumë siguri dhe përfitim për punëdhënësit në biznesin e tyre, duke qenë gjithnjë në përputhje me standartet dhe normat ligjore.

Investimi për sigurinë dhe shëndetin në punë, është gjithnjë përfitim dhe jo humbje.

TOSHA ofron për partnerët e saj, profesionalizëm, korrektesë, seriozitet, angazhim dhe promovim të sigurisë dhe shëndetit në punë, mjedisit të sigurt brenda ndërmarrjes, por edhe mbrojtjes së mjedisit jashtë saj. Stafi i TOSHA garanton një marrëdhënie të mirë me punëmarrësit, punëdhënësit dhe autoritetet kontrolluese dhe inspektuese shtetërore.