KURSET PËR AFTËSIM PROFESIONAL
Kompania TOSHA përmes të drejtës së njohur nga institiconet e shtetit shqiptar dhe certifikimet ndërkombëtare, ofron kurse profesionale bazuar në Ligjin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë , sikurse dhe akteve nënligjore dhe rregulloreve në funksion të tij.
Drejtuesit teknikë dhe didaktikë, ekspertët e TOSHA, curriculat dhe struktura organizative që disponon dhe mundëson kompania TOSHA për zhvillimin e këtyre kurseve janë një garanci për aftësimin dhe certifikimin e profileve të ndryshme që kërkon ligji për organizimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë.
TOSHA ofron kurse profesionale për ;
- Koordinator të sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Person përgjegjës të sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Bazat e përgjithshme për njohjen e masave të sigurisë në punë.
- Ergonomia në punë.
- Puna në lartësi.
- Për përdorimin e pajisjeve të punës në vendin e punës.
- Për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale në vendin e punës.
- Për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
- Për sinjalistikën në kantier dhe në vendin e punës.
- Për sigurinë në kantier.
- Për punën me pajisje me ekran shfaqës.
- Për mbrojtjen nga risqet lidhur me agjentët kimikë në punë.
- Për mbrojtjen nga risqet lidhur me kancerogjenët dhe mutagjenët në punë.
- Për punën e krahut me ngarkesa.
- Për vlerësimin e riskut në punë.
- Rifreskimi i certifikimeve të kryera.
