PARTNERË / KLIENTËT
Gjatë viteve të saj të ushtrimit të aktivitetit TOSHA ka krijuar partnerët e saj shumë të rëndësishëm në Shqipëri, rajon dhe më gjerë. TOSHA është anëtare dhe ka marrëdhënie mjaft të mira me Confindustria italiane. Gjatë kësaj kohe TOSHA ka konsoliduar marrëdhëniet e saj me Dhomën britanike të tregtisë dhe industrisë, Dhomën gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, dhomën turke të tregtisë dhe industrisë. Gjithashtu TOSHA ka partnere të saj shumë të rëndësishme kompaninë TOCA Libër në Kosovë, me të cilën ndajmë vizione dhe qëllime të përbashkëta në rritjen e standarteve të sigurisë dhe shëndetit në mjedisin e punës në të dy vendet tona.
Gjithashtu TOSHA ka një bashkëpunim mjaft të mirë me organizatën për sigurinë dhe shëndetin në punë të Maqedonisë, MOSHA (Macedonian occupational Safety and Health). Drejtuesit e TOSHA janë mjaft aktivë në rrjetin BalcanOSH.net, që përfshin përfaqësues nga të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor.
TOSHA bashkëpunon gjithashtu me kompaninë gjermane Gstottl me përvojë të gjatë në shërbimin e sigurisë në mjediset e punës, vecanërisht sa i përket ngritjes së sistemeve të mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri.
