TOSHA, partner i besueshëm për ju.
TOSHA është tashmë prej vitesh një kompani lider, e konsoliduar në tregun e punës, si një partner tepër serioz dhe i rëndësishëm për kompanitë vendase apo të huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Drejtuesit dhe stafi i kompanisë janë me shumë përvojë, të kualifikuar dhe me një profil të lartë profesional në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Në përbërje të stafit, bazuar dhe në VKM nr.108, ka inxhinierë të profileve të ndryshme, mjekë të licensuar, psikolog, sociolog, juristë dhe financiere.
TOSHA funksionon me një sistem të plotë të procedurave që përmban Legjislacioni i Marrëdhënieve të Punës, Ligji i Sigurisë dhe Shëndetit në punë, Ligji për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Zjarri, aktet nënligjore apo rregulloret të dala në funksion të këtyre paketave ligjore. Stafi i TOSHA ofron një shërbim tërësor për ngritjen dhe ndjekjen e këtyre procedurave ligjore tek partnerët e saj.
Qëllimi ynë është që tu shërbejmë partnerëve tanë me standartet më të larta, duke punuar me kreativitet, seriozitet dhe profesionalizëm duke përmbushur detyrat tona me korrektesë dhe garanci suksesi.
