SHËRBIMI I MJEKUT TË PUNËS

Ligji Nr. 10 237 datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”,  V.K.M nr. 639 date 07.09.2016 “Për përcaktimin e rregullave, të procedurave e të llojeve të testeve ekzaminuese mjekësore që do te kryhen në varësi të procesit të punës së punëmarresit, si dhe te mënyrës të funksionimit të shërbimit mjekësor në pune”,  percaktojne detyrimin e ekzistencës së mjekut të punes, i cili do të kryej kontrollet mjekësore në momentin e fillimit të punës dhe periodikisht në subjekt, duke evidentuar risqet e mundshme për sëmundje profesionale në vendin e punës. TOSHA e ofron për cdo subjekt të interesuar shërbimin e Mjekut të Punës, konform kuadrit ligjor dhe detyrave të mëposhtme.

DISA NGA DETYRAT QË KA MJEKU I NDËRMARRJES JANË:

  • Kontrollin mjekësor bazë.
  • Ekzaminimet individuale.
  • Plotesimin e “Deklaratë për pajtimin e gjendjes shëndetësore të personit me punën që kryhet” në përfundim të vizitës mjekësore profesionale, ku tregohet shkalla e pajtimit të gjendjes shëndetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet, si dhe shënime dhe rekomandime të posaçme për punëdhënësin.
  • Përcakton llojin e ekzaminimit mjekësor profesional që do të kryhet.
  • Referon që një punëmarrës duhet të kryejë ekzaminime mjekësore profesionale shtesë.
  • Gjatë çdo vizite mjekësore profesionale, mjeku i punës kërkon, nëse e gjykon të nevojshme, informacion shtesë nga mjeku i familjes së punëmarrësit, që i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor profesional, me qëllim plotësimin e informacionit në “Raportin e kontrollit shëndetësor në punë”.
  • Nëse rezultatet e marra nga ekzaminimi mjekësor profesional nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar përshtatjen e gjendjes shëndetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet, mjeku i punës e dërgon punëmarrësin te mjekët e tjerë specialistë, për kryerjen e vizitës mjekësore profesionale.
  • Nëse gjatë ekzaminimit mjekësor profesional në punë diagnostikohet një sëmundje që nuk lidhet me punën dhe që nuk është diagnostikuar apo trajtuar më parë, mjeku i punës e referon punëmarrësin për ndjekje të mëtejshme nga mjeku i familjes. Diagnoza e re dhe rezultatet e ekzaminimeve të kryera dokumentohen dhe ruhen nga mjeku i punës.
  • Mjeku i punës rekomandon në kartelën e shëndetit në punë përdorimin e detyrueshëm të mjeteve kolektive e individuale të mbrojtjes, si dhe masa të posaçme për mbrojtjen e shëndetit të punëmarrësit në vendin e punës.
  • Nëse deklarohet se gjendja shëndetësore e një punëmarrësi nuk përshtatet me punën që do të kryhet, mjeku i punës vepron, si më poshtë vijon:
  • Përshkruan trajtimin mjekësor, jep rekomandime për riaftësimin dhe ndjekjen në vazhdimësi, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për aksidentet në punë dhe mjekësisë së punës, duke zbatuar sistemin e referimit të kujdesit shëndetësor në punë.
  • Nëse është e nevojshme, dërgon punëmarrësin për kontroll te mjeku i familjes/ mjeku tjetër specialist për trajtim jashtë institucionit, sipas sistemit të referimit të kujdesit shëndetësor.
  • Rekomandon masat e nevojshme për mbrojtjen në punë.
  • Rekomandon kohën e duhur për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore shtesë pas përfundimit të një trajtimi, me qëllim vlerësimin nëse problemet shëndetësore, të shkaktuara nga faktorët e dëmshëm të mjedisit të punës apo problemet shëndetësore, të cilat kanë shkaktuar një aksident ose sëmundje profesionale, janë eliminuar dhe gjendja shëndetësore e punëmarrësit përshtatet me punën që do të kryhet.
  • Punëmarrësit, që janë të ekspozuar ose kanë qenë të ekspozuar ndaj faktorëve të riskut në vendin e punës dhe dyshohen për një sëmundje profesionale, mund të kërkojnë një kontroll të specializuar të shëndetit në punë nga mjeku i punës/mjeku i sëmundjeve profesionale ose nga mjekë specialistë të tjerë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për këtë çështje.
  • Nëse pas vizitës mjekësore profesionale në punë dyshohet sëmundja profesionale, mjeku i punës plotëson “Raportin për sëmundje profesionale të dyshuar”, dhe së bashku me të dhënat mbështetëse (rezultatet e vizitës mjekësore profesionale, analizave dhe testeve mjekësore, si dhe anamnezës profesionale të pacientit) e referon punëmarrësin në Kabinetin Rajonal të Sëmundjeve Profesionale ose në Kabinetin e Sëmundjeve Profesionale të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, për vlerësim të mëtejshëm.

Ekzaminime te thelluara nga specialiste te fushave.